Me sukses u përmbyll projekti – Intershipi studentorë 2019

Fondacioni  për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ, më 01.08.2019 në hapësirat e Kompanisë Tempo Profil 99, në kuadër të platformës edukative, me sukses e përmbylli projektin “Intershipi studentorë 2019”.

Studentë të profileve të ndryshme patën mundësi që ta bëjnë ndërlidhjen mes teorisë që mësojnë në Universitet dhe punës që zbatohet në praktikë.

Puna praktike në kohëzgjatje prej një muaji, është zhvilluar ne hapësirat e Kompanive donatore si:  Dauti Komerc, Frukt Import, Eftinija Impex, Adrijus, Fondacionin Albiz dhe në Kompaninë Dauti Komerc- Ferizaj.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, Besir Dernjani gjatë fjalimit përshëndetës, ndër tjerash tha se kjo është një mundësi e mirë për studentët që të kenë një përgatitje paraprake në profesionin e tyre dhe inkurajoi të gjithë studentë tjerë që mos ti humbin këto mundësi.

Në kuadër të programit “Intership studentorë”, për studentët pjesëmarrës u bë ndarja e certifikatave. Në vazhdim do të organizohet një udhëtim njëditorë në Kosovë.